Live

Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

08:29 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pas mesnate në  rrugën që lidh Zhabarin dhe Shipolin (te gaterrat).

Sipas pamjeve nga media lokale “Jepi Zë” të përfshira shihen dy vetura, ndërsa prezente është edhe autoambulanca.

Njëra nga veturat thuhet se ka përfunduar në kanal.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Shpërndaje në

U Kopjua