Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sllovi të Lipjanit.
Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti deklaroi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.