Live

Aksident mes dy veturave në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, lëndohen tre persona

14:16 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, u lënduan tre persona.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, aksidenti ndodhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë.

“Sot rreth orës 11:50, në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë. Përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe lëndime të lehta trupore te njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në emergjencën e Ferizajt, të lënduarit janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Veseli.

Shpërndaje në

U Kopjua