Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Ferizaj–Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë përfshirë katër mjete transporti: një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë.
Sipas Veselit, nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Më datë 05.05.2025, rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës. Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i hetuar shkaqet që çuan deri te aksidenti”, ka deklaruar Veseli.