Live

Aksident në fshatin Kçiq, përplasen mes vete vetura dhe kamioni, Policia në vend të ngjarjes

11:36 / 08 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Kçiq.

Në bazë të pamjeve, shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion, të cilat kanë pësuar dëme materiale.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, mirëpo në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipet mjekësore.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua