Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.
Nga kjo përplasje ku e përfshirë ishte edhe një veturë e policisë, u lënduan katër persona.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e këtij qyteti.