Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Nga fotot e siguruara nga Klankosova.tv një veturë shihet të ketë përfunduar jashtë rrugës, derisa organet kompetente shihen duke larguar automjetin e aksidentuar.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është ende në pritje të një përgjigje.