Live

Aksident në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, vdes një person

10:06 / 07 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në afërsi të zonës “Ura Skudrinsk”.

Sipas informacioneve nga SPB-Tetovë, aksidenti është raportuar në ora 18:00 në Departamentin e Policisë në Rostushë.

“Vetura e udhëtarëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S.(49) nga Tetova ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri, bashkëshortja e tij A.S.(47) ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, ka deklaruar zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, njofton Klan Macedonia.

Shpërndaje në

U Kopjua