Live

Aksident te “Bill Clinton” në Prishtinë – katër të lënduar, dy prej tyre zyrtarë policorë

09:29 / 13 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se në aksident janë përfshirë  dy vetura në lëvizje, njëra nga to veturë e policisë.

Dy nga të lënduarit janë zyrtarët policorë.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë).

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor).”

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua