Live

Aksidenti me katër të vdekur në Fushë-Perezë, i vazhdohet qëndrimi në burg shoferit

14:46 / 22 Mars 2025

Nga Kosova Live

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë që vdiqën nga një aksidenti, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e qëndrimit në burg për 24-vjeçarin, duke pranuar kërkesën e prokurorisë që e akuzon për tre vepra penale, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Detyrim paraqitje u vendos për menaxherin e firmës, Danjel Koxha. Ndërsa për kushëririn e 24-vjeçarit, Valentin Krrashi, u caktua e njëjta masë e arrest në burg, i cili akuzohet se e largoi nga vendi i ngjarjes shoferin.

Katër të rinjtë vdiqën në aksidentin e rëndë të ndodhur në zonën e Fushë-Prezës, në afërsi të mesnatës së 19 marsit. Ata udhëtonin me një automjet tip Benz që u përplas me betonieren që drejtohej nga 24 vjeçari Aleksandër Krrashi. Ky i fundit menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja, për t’u ndaluar pak minuta më vonë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 minuta të së mërkurës. Viktimat janë të moshës 20 deri në 25 vjeç. Enejdi Laçi, vëllai i tij Erildi Laçi, kushëriri dhe shoku i tyre, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti.

Ata ishin duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin pritur të vinte nga Gjermania, njëri prej dy vëllezërve, 20-vjeçari Erildi Laçin. 

Shpërndaje në

U Kopjua