Live

Aksidenti mes një veture dhe kamioni në Klinë – Policia jep detaje: S’ka të lënduar

19:09 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Pak më parë, Gazeta Sinjali ka raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmi është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se, përveç dëmeve të vogla materiale, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

“Sot, rreth orës 16:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Gllarevë – Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion. Përveç dëmeve të vogla materiale, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua