Live

Aksion i policisë në Prishtinë: Arrestohet një person, sekuestrohet drogë dhe armë

10:24 / 08 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar nga policia mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe lokalin e tij në rrugën “Haxhi Zeka”, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme që lidhen me veprimtari të kundërligjshme.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë bastisjes janë konfiskuar 1.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një armë automatike AK-47 me një fishek, pajisje të dyshuara që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dy aparate për lojëra të fatit dhe një shumë prej 1 mijë e 480 eurosh para të gatshme, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë automatike AK47 me një fishek, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu janë sekuestruar edhe 2 aparate për lojëra të fatit dhe 1480 euro para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua