Një person është arrestuar në aksionin e zhvilluar në veri nga Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë.
Aksioni është zhvilluar në tri lokacione në Mitrovicën e Veriut, me ç’rast armët janë gjetur në një punishte.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në tri lokacione, me ç`rast në njërin nga lokacionet në Mitrovicën e Veriut janë gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës transmeton Klankosova.tv.
I njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

