Live

Aktakuzë ndaj ish-policit serb të Kosovës që dyshohet se është “agjend rezident” i BIA’s

15:17 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për spinuazh ndaj Aleksander Vlajiq, i cili ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Ai akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më dt. 26.06.24, në cilësinë e Agjentit Rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe të qytetarëve të saj.

“Nga provat e siguruara, ka rezultuar se i pandehuri A.V kishte krijuar një rrjet të punësuarve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së këtyre organizatave që ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe kishte mbledhur informacione, për persona të nacionalitet serbë, me qëllimin që ti paraqiste si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ttutje, në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ja kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej Qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.

Të akuzuarit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimit e shqyrtimit gjyqësorë, ku të njëjtin ta shpall fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet, duke e obliguar që të paguaj edhe shpenzimet e procedurës penale.

Shpërndaje në

U Kopjua