Kryeministri australian Anthony Albanese mbylli fushatën në zonën e rivalit konservator Peter Dutton, një ditë para zgjedhjeve të së shtunës.
Sondazhet e fundit e japin Laburinistët në epërsi ndaj koalicionit Liberal-Nacional, megjithëse mund të formojnë vetëm një qeveri minoritare.
Rreth 7 milionë votues tashmë kanë votuar, ndërsa tema kryesore e fushatës është rritja e kostos së jetesës. Ndikimi i Donald Trump në politikën globale dhe planet e Dutton për energjinë bërthamore kanë rritur pasigurinë mes votuesve, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Albanese premtoi stabilitet dhe investime, ndërsa Dutton paralajmëroi për sfida ekonomike dhe u përpoq të largojë krahasimet me Trump. Megjithatë, një sondazh i fundit i dha Laburistëve 53% përballë 47% për koalicionin konservator.