Live

Albulena Haxhiu presidente”, Abazi tregon se çka po planifikon Kurti

19:06 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka në plan që të mbahen zgjedhjet nacionale dhe lokale në të njëjtën datë.

Në emisionin DPT Fidani, ai ka theksuar se këtë do ta bëjë duke e thelluar krizën e moskonstituimit të Kuvendit, por shtoi se ai e ka vendosur emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, që të mundësojë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në të njëjtën datë.

“Nëse do të zgjidhej Zonja Haxhiu si kryetare e Kuvendit të Kosovës, ajo do të ishte dhe presidente e përkohshme e vendit. Kjo për Kurtin do të thotë një lehtësim i madh i penetrimit të tij në komuna. Vuajtja e Kurtit, këtë e them nga diskutimet e brendshme, është që në komuna nuk ka njerëz të cilëve u beson qytetari për të marrë udhëheqjen e komunave”.

“Ky po tenton që një presidente si Albulena Haxhiu, nëse do të zgjidhej do të bënte të mundur që të mbahen zgjedhjet e përbashkëta ato komunale dhe nacionale. Arsyeja e krizës të moskonstituimit të Kuvendit është kjo që zgjedhjet nacionale të bëhen të domosdoshme, fakt i kryer që ato të mbahen me zgjedhjet komunale”.

Tani, brenda muajit të ardhshëm duhet të krijohet data për zgjedhjet komunale. Vazhdon kriza, kjo është strategjia e Kurtit. Po e them nëse Haxhiu zgjidjet kryeparlamentare atëherë skenari shkon drejt mbajtjes së zgjedhjeve komunale dhe nacionale në të njëjtën kohë sipas Kurtit. Dhe kjo është ideja se si të bëhet fushatë për kryetarë komunash. E nëse kjo nuk do të ndodh do të vazhdojë duke tentuar të hekuros problemin. Kjo është pjesë e algoritmit të dytë”, tha Abazi.

Shpërndaje në

U Kopjua