Live

Ambasada Amerikane: Kosova ka potencial të bëhet kontribues kyç në sigurinë globale

17:51 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se Kosova ka potencial të bëhet kontribuues kyç në sigurinë globale, i nxitur nga partneriteti me kompanitë amerikane.

Në një postim zyrtar, Ambasada Amerikane u shpreh krenare që i është bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë në diskutime të rëndësishme mbi zhvillimin e industrisë mbrojtëse kosovare.

Nga Ambasada theksuan rëndësinë strategjike të zhvillimit të industrisë mbrojtëse në vend, duke shkruar se një industri mbrojtëse elastike dhe moderne i forcon të dy kombet.

“Krenar që i bashkohem Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për diskutime të rëndësishme mbi industrinë mbrojtëse të Kosovës. Ky sektor ka potencialin jo vetëm për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe për ta pozicionuar Kosovën si një kontribues kyç në sigurinë globale – të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane. Një industri mbrojtëse elastike dhe moderne i forcon të dy kombet tona”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës. 

Shpërndaje në

U Kopjua