Live

Ambasada Gjermane në Kosovë pret për vizitë Trendafilovën

20:49 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ambasada Gjermane në Kosova ka pritur sot për vizitë kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Ata kanë shprehur falënderimin ndaj saj, duke thënë se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë, përcjell Klankosova.tv.

“Mirënjohës që gjyqtarja Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, q vizitoi sot Ambasadën tonë. Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë të rëndësishme, procedurat  dhe zbatimin e rekomandimeve të saj, për shembull një fond për kompensimin e viktimave”, thuhet tutje në shkrimin e Ambasadës.

Shpërndaje në

U Kopjua