Live

Analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë Kosovës, shkak mosfunksionimi i laboratorit të Toksikologjisë në IML

15:41 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Mostrat për analizë të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahut, janë dërguar në Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton Tëvë1, mostrat janë dërguar jashtë shtetit si shkak i mosfunksionimit të laboratorit të Toksikologjisë në IML, për shkak se i njëjti është i dëmtuar qysh prej kohës kur është kapluar nga zjarri, transmeton Periskopi.

Nga mostrat pritet të përcaktohet nëse Zejnullahu a ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike në mbrëmjen e 7 korrikut.

Shpërndaje në

U Kopjua