Live

Ancelotti thotë se Barcelona është favorite për Ligën e Kampionëve

10:45 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Carlo Ancelotti pret që Barcelona të fitojë Ligën e Kampionëve sivjet, pas transferimeve të bëra.

Vitin e kaluar blaugranët u eleminuan nga Liverpooli në gjysmëfinale në një ndeshje për tu harruar.

Por trajneri Italian beson se Barca është kandidati kryesor për trofeun

“Unë besoj se Barcelona gjithmonë është një kandidate për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Ka një lojtar si Leo Messi dhe shumë të tjerë, kështu që unë mendoj se ata do të garojnë për të fituar maksimumin dhe maksimumi është Liga e Kampionëve”.

“Unë mendoj se me nënshkrimet që kanë bërë, këtë vit do të jenë konkurrues”.

Shpërndaje në

U Kopjua