Mbrëmjen e së shtunës, policia në Ferizaj ka ndaluar një veturë në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ku gjatë kontrollit te drejtuesi dhe pasagjeri është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një armë EKOL 9mm, një karikator me shtatë copë fishekë dhe një mjet i mprehtë-thikë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës theksohet se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.