Live

Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre

08:56 / 05 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Dy burra janë arrestuar të premten në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë nën dyshimin se kishin organizuar lojëra të fatit dhe bixhoz online në lokalin e tyre.

Policia ka bërë të ditur se si prova janë sekuestruar 1 mijë e 60 euro, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre kishin organizuar lojëra të fatit dhe bixhoz online. Si prova janë sekuestruar 1.060€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua