Live

Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë

12:02 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar katër armë zjarri në Prishtinë

Të dyshuarit janë meshkuj të moshave 29 me inicialet D.K dhe 24 vjeç me iniclaet F.B

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se ndaj personave të dyshuar me vendim të  prokurorit të  shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë nga zyrtarë të stacionit jugu dhe zyrtarë nga njësiti Anti drogë që operon në kuadër të Hetimeve rajonale -Prishtinë,  në rrugën “Astrit Rrushi”  në Prishtinë janë arrestuar dy persona si dhe janë gjetë dhe sekuestruar katër armë zjarri”.

D.K, mashkull 29 vjeç është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë ndërsa i dyshuari tjetër F.B, mashkull 24 vjeç, është dërguar në vuajtje të denimit me burg, pasi që ndaj tij ishte një udhëresë aktive nga Gjykata Themelore – Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës.

No description available.
No description available.
No description available.

Shpërndaje në

U Kopjua