Live

Arrestohen dy persona në Prishtinë, rrahën një tjetër

10:00 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Janë arrestuar dy person në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë rrahur një person tjetër.

Policia ka bërë të ditur se personi i rrahur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua