Janë arrestuar tre persona pas kontrollot në dy lokacione të ndryshme në Novobërdë, shkruan Kosovalive.
Në njoftimin e policisë thuhet se janë konfiskuar “1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 € para të gatshme, 880 dinar serb, 2 gram kokainë, një veturë dhe dy telefona”.
“Novobërdë 18.10.2024-22:00-23:00. Gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: mashkull kosovar, 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 € para të gatshme, 880 dinar serb, 2 gram kokainë, një veturë dhe dy telefona. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë