Live

Arrestohet 39-vjeçari në Durrës, goditit punonjësit e Urgjencës që i shkuan për ndihmë

11:49 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një 39-vjeçar është arrestuar në Manzë të Durrësit, pasi goditi me sende të forta shërbimet e Urgjencës dhe autoambulancën që kishin shkuar për t’i ofruar asistencë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në fshatin Përlat, ku shërbimet e Urgjencës së Spitalit të Durrësit ishin njoftuar për një rast emergjence.

“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili, gjatë shoqërimit në polici, ka kanosur dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës”.

“Policia ka sekuestruar provat dhe ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Shtetasi L. D. akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Shpërndaje në

U Kopjua