Live

Arrestohet mësimdhënësi nga Deçani pasi dyshohet se puthi me dhunë nxënësen

23:29 / 12 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Mësimdhënësi me inicialet V.S i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan është arrestuar sot nën dyshimet që ka kryer vepren penale “Sulm Seksual”.

I dyshuari në një video të siguruar nga Paparaci, shihet teksa puth me dhunë nxënësen e tij.

Lidhur me këtë ngjarje me urdhër të Prokurorit të Shtetit mësimdhënësi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Teksa ky institucion do të iniciojë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta10, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili theksoi se ky rast është duke u hetur si vepër penale, “sulm seksual”.

“Me urdher te prokurorit te shtetit personi i dyshuar eshte ndaluar per 48 ore nen dyshimin se ka kryer vepren penale “Sulm Seksual”. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj te pandehurit do parashtroj kerkese per caktimin e mases se paraburgimit. Prokurori i shteti ka marre veprime hetimore per ndricimin e plote te kesaj çështje penale, i cili ka shkuar ne stacionin policor dhe ka urdheruar sekusëstrimin e telefonit te pandehurit”, tha Nikçi për Gazeta10.

Shpërndaje në

U Kopjua