Një burrë 42-vjeçar është arrestuar në fshatin Soçanicë, pas dyshimeve për përfshirje në një rast ngacmimi seksual dhe shantazhi ndaj një të miture.
Rasti është raportuar më 8 maj 2025 në Stacionin Policor të Leposaviqit, ku viktima është paraqitur në prani të avokatit, punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari S.J. ishte në arrati gjatë ditës së parë, por është lokalizuar dhe arrestuar një ditë më vonë.
Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.