Live

Arrestohet një 57 vjeçar në veri, dyshohet se sulmoi seksualisht punëtoren e një dyqani

17:27 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një 57 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për “Sulm seksual”.

Ngjarja kishte ndodhur sot në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë, N.A, në rrugën “Knjaz Miloš”, kishte hyrë në një dyqan ku dyshohetse përmes veprimeve të tij ka sulmuar seksualisht një punonjëse të dyqanit.

“I dyshuari me pas është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ftojmë të gjithë qytetarët që të mos heshtin përballë ngacmimeve apo sulmeve seksuale, por të reagojnë dhe të raportojnë, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit transmeton Klankosova.tv.

Raportimi mund të bëhet në disa forma:

– Përmes numrit pa pagesë 192,

– Nëpërmjet aplikacionit “Lajmëro Policinë”,

– Apo duke u paraqitur në çdo stacion të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua