Live

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

08:53 / 21 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshme ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Pas intervistimit, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull  kosovar  i cili përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshëm ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua