Live

Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet për krime lufte ndaj popullatës civile

16:08 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, në pikën kufitare të Jarinjes, ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas hetimeve të kryera nga Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, i dyshuari me iniciale (D.R.) është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë  (1998-1999), në komunën e Gjakovës në periudhën kohore 07-10 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës.

“Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është informuar për të gjitha veprimet hetimore dhe ka lëshuar aktvendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua