Live

Arrestohet shtetasi Maqedonisë së Veriut, me rimorkio goditi shenjen e komunkacionit që pastaj e goditi një të mitur

10:38 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Në Prizren një person është arrestuar pasi ka goditur me rimorkio shenjën e komunikacionit që më pas ka goditur një të mitur.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i arrestuar është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

“Fsh. Landovice, Prizren 16.05.2025-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që me rimorkio nga pa kujdesia ka goditur shenjën e komunikacionit, e cila shenjë ka goditur këmbësoren femër kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua