Live

Arsenijeviq do të arrestohet posa të futet në territorin e Kosovës

11:34 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se politikani serb Aleksandar Arsenijeviq do arrestohet menjëherë sapo të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ai aktualisht nuk gjendet në Kosovë, por është në kërkim nga organet kompetente”.

Sigurisht që do të ndalet dhe arrestohet posa të kthehet në territorin tonë”, tha Sveçla i pyetur nga gazetarët, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se, “sipas informative që më janë dhënë, tri prona të tij, janë bastisë dje. Janë gjetë pajisje edhe për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe disa gjëra të tjera minore por që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim për një kohë të gjatë”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua