At Agim Çerkini ka folur për jetën dhe trashëgiminë që Papa Françesku la pas në “Weekend” në Klan Kosova.
Çerkini bëri të ditur se Papa ishte me origjinë nga Italia por familja mirgoi në Argjentinë, derisa foli edhe për vizitën e tij në Shqipëri.
“Vizita e parë në Evropë e Papës ishte pikërisht në Shqipëri, mund të them lirisht që Papa sa ishte përzgjedhur si kreu i Kishës Katolike dhe kishte marrë shumë informacione për shqiptarët dhe ai i vlerësonte popujt e vegjël, ata që ishin të vuajtur dhe të varfër”.
Ai tha se thjeshtësia e bëri më të veçantë Papa Françeskun nga të tjerët.
“Ishte shumë më i hapur më i thjeshtë dhe bëri që kisha paksa të angazhohet siç e kërkoi edhe ai për njerëzit në nevojë”.
Në një vendim që thyen traditën shekullore, Papa Françesku ka kërkuar të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, në vend që të prehet në Vatikan si paraardhësit e tij.
“Ai e kishte përzgjedhur edhe ta ruajë thjeshtësinë, i përshtatej natyrës së tij, dhe lidhja me Shën Marinë”, tha Çerkini.
Ndryshe, ceremoninë e varrimit të Papës që ka filluar tashmë mediat në Vatikan do ta përkthejnë në 15 gjuhë të botës.