Live

“Ata që votuan për të më shkarkuar nuk janë euroskeptikë”, Rama flet për zgjedhjet në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

14:03 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u tha liderëve evropianë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian se 52% e shqiptarëve votuan pro tij në zgjedhjet e 11 majit, për të mbështetur rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Evropa ku ka qenë më e pranishme se kurrë. Ishte kënaqësi që fushata u përqendrua te kjo fjalë: Evropë, identitet, përkatësi. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave”.

“Për mikun tim të dashur Keir, ishte një rezultat mjaft i ngjashëm me referendumin e Brexit-it, por me role të përmbysura, 52% për ne për të mbetur, apo në rastin tonë për t’iu bashkuar. Por nuk ka krahasim 48%-shi i mbetur i votuesve. Ata nuk janë euroskeptikë, janë thjeshtë euro optimistë të painformuar, të cilët mendojnë që duhet të isha shkarkuar, meqë nuk e integrova Shqipërinë në BE shumë kohë më parë”, tha Rama. /A2

Shpërndaje në

U Kopjua