Live

“Zhduket” Melania në Slloveni

21:24 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Statuja e Melania Trump, Zonjës së Parë të Amerikës u shfaq në brigjet e lumit Sava në korrik 2020, katër muaj para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Tani, katër muaj pasi ish-Melanija Knavs rifilloi banimin në adresën më të famshme të Uashingtonit, avatari i saj me përmasa më të mëdha se jeta, me sa duket është larguar pa dinjitet nga qyteti i saj i lindjes në Slloveni, Sevnicë.

E tëra çfarë ka mbetur nga statuja masive prej bronzi janë këmbët – dhe trungu i pemës dy metra i lartë mbi të cilin qëndronin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia lokale thotë se po e trajton zhdukjen e “Melanias” si “vjedhje” dhe ka nisur një hetim.

Shpërndaje në

U Kopjua