Live

Atentat mafioz në Lezhë, raportohet se një person është ekzekutuar

21:12 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

(21:00) – Gjovalin Prendi, 64 vjeç, raportohet se mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Lezhë.

Policia, siç raporton EuronewsAlbania, tha se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pllanë, ku në rrethana ende të paqarta u vra me armë zjarri 64-vjeçari, banues në këtë fshat.

Prendi është babai i Roan Brahimit, i njohur dhe si Sidorel Prendi, i cili u vra më 9 maj 2024 në Athinë.

Roan Brahimi, i cili njihej edhe si armiku i Ervis Martnajt, është një prej të dyshuarve që ka marrë pjesë në atentatin ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, miq të Martinajt, raporton EA.

Atentati ndaj tij ndodhi pak pas orës 21:30 të datës 9 maj të viti të shkuar në rrugën “Messolongiou” kur viktima ndodhej në një makinë me një grua.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë.

Sipas informacioneve të EA, viktima është Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pllanës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit.

Shpërndaje në

U Kopjua