Live

Atentati në Kavajë: Dalin pamjet e autorit të vrasjes pak para momentit kritik

09:33 / 23 Maj 2023

Nga Kosova Live

Personi në këto pamje është Habib Rexha, pak momente pasi kishte ekzekutuar me një plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë.

I veshur me një komplet sportiv të zi, ai mban ende në dorë pistoletën me të cilën kreu i krimin dhe është duke vrapuar për t’u larguar nga vendngjarja.

I pamaskuar, 31-vjeçari e qëlloi Arjan Gosën me dorën e majtë, pasi të djathtën e kishte humbur kur ishte fëmijë.

I gjithë itinerari është fiksuar nga kamerat në rrugë. Më pas ka hipur në këtë automjet dhe u largua drejt Durrësit nga dhe ku ka humbur gjurmët.

Identifikimi i tij ka qenë i lehtë për policinë për shkak të kamerave të sigurisë.

Hakmarrjen e kishte planifikuar që pas vrasjes së vëllait në fund të Marsit. Habib Rexha erdhi nga Italia para një jave, dhe u vendos për disa ditë në qytetin e Kavajës për të studiuar të gjitha lëvizjet e Arian Gosës.

Në një tjetër moment ai shfaqet me një çantë në sportive në sup dhe në dorë mban një qese.

Arian Gosa ishte duke pirë kafe me babain, i cili nuk ka dhënë asnjë dëshmi për policinë. Ai duket i hutuar për atë që ka ndodhur.

Policia ka nisur negociatat edhe me familjen Rexha për dorëzimin e autorit ndërsa ka vendosur shpërblim 10 mijë Euro për cilindo që jep informacione të vlefshme për arrestimin.

Vëllai i Habibi Rexhës u vra më 29 Mars. Viktimë mbeti dhe Edmond Gosa. Altin Rexha e goditi me thikë pas një sherri banal.

Edmond Gosa i kundërpërgjigjet me armë duke e lënë të vdekur. Fatmirësisht plumbave i shpëtoi djali i tij, i cili fut në një dyqan pas nisjes së sherrit.

Klikoni KËTU për ta parë videon

Shpërndaje në

U Kopjua