Live

Avokati Bajraktari: Seanca Konstituive nuk parasheh formim të komisionit për votim të fshehtë

18:30 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Avokati Ardian Bajraktari, ka shpjeguar një pjesë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpjegon se si seanca konstituive nuk është sikurse seancat plenare, por institut krejt në vete e rregulluar edhe me kushtetutë e me rregullore të Kuvendit.

Sipas Aktgjykimit në këtë seancë nuk parashihet, formim i komisionit për votim të fshehtë.

Postimi i plotë:

Seanca konstituive është e rregulluar në mënyrë të veçantë, me Kushtetutë dhe me Rregullore të Kuvendit, dhe si e tillë ka karakter solemn, dhe ndjek një rend dite që nuk i nënshtrohet procedurave të zakonshme parlamentare (pika 157 e Aktgjykimit).

Ndërsa Rregullorja e Punës së Kuvendit, neni 8, paragrafi 4, përcakton se Rendi i ditës së mbledhjes konstituive të legjislaturës përmban:

4.1. Formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve;

4.2. Betimin e deputetëve;

4.3. Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, dhe

4.4. Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pra, është e qartë, ku ka komision e thekson “Formimi i Komisionit..”, ndërsa tek pjesa e zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve, nuk thekson këtë gjë, por vetëm zgjedhjen.

Po ashtu, edhe praktika si dhe faktin që nuk është vendosur një formë e tillë me datë 8 prill, kur është përgatitë Rendi i ditës, sipas nenit 8, paragrafi 2, të Rregullores, është keq lexim dhe keq kuptim (tashmë i qartë) i faktit se seanca konstituive dhe rendi i ditës së kësaj seance dallon nga seancat e zakonshme.

Gërma juridike kërkon lexim dhe interpretim të saktë, përtej dëshirave e keqintepretimeve të qëllimshme!

Shpërndaje në

U Kopjua