Shpend Lushaku, avokati i gazetarit Vehbi Kajzati ka njoftuar se nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me raportimet e sotme se GPS i gjetur në veturën e gazetarit Vehbi kajtazi është e AKI-së.
Avokati Lushaku përmres një reagimi në Facebook ka shkruar se janë në monitorim të rastit.
”Gjithashtu, dua të theksoj se jemi në monitorim të vazhdueshëm të rastit dhe mbetemi të palëkundur në kërkesën për zbardhjen e këtij rasti të paprecedent dhe kriminal”, ka shkruar Lushaku.
Postimi i plotë:
Në cilësinë e përfaqësuesit të gazetarit Vehbi Kajtazi, dëshiroj t’ju informoj se, lidhur me çështjen që po trajton Prokuroria, deri në këtë moment nuk kemi marrë asnjë informacion zyrtar nga ana e saj për pronësinë e GPS-it të vendosur në automjetin e gazetarit në fjalë.
Gjithashtu, dua të theksoj se jemi në monitorim të vazhdueshëm të rastit dhe mbetemi të palëkundur në kërkesën për zbardhjen e këtij rasti të paprecedent dhe kriminal.
Meqenëse hetimet janë ende në proces, nuk dëshiroj të shpalos më shumë detaje deri sa Prokuroria ta kryejë punën e saj me përkushtim dhe dinjitet, në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Faleminderit për mirëkuptimin!