Live

Bahtiri reagon për krizën politike: Kosova është amanet, jo lodër politike

14:15 / 08 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë mbi moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bahtiri thekson se Kosova nuk është një lodër në duart e politikës ditore, por një amanet i të parëve që kanë sakrifikuar jetën për lirinë e këtij vendi, tokë të cilën, siç tha ai, e kanë larë me gjak, njofton Klankosova.tv.

“Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng. Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti. Mjaft më! Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë. Jo për heshtje, por për zë të fuqishëm. Jo për pazare, por për shtet”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua