Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas dorëzimit të lëndës për Komisionin për Votim të Fshehtë në Gjykatën Kushtetuese, tha se si parti do të marrin pjesë në seancat e radhës konstituive.
“Po, do të marrim pjesë, dhe do t’i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës të kthehet në rendin e ditës. Nëse ndërpritet seanca nga Dehari si zakonisht, ne do të qëndrojmë në sallë si herën e kaluar dhe do të mbajmë fjalim”, u shpreh Bajrami.