Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Hekuran Muratit nga Lëvizja Vetëvendosje, pas deklaratës së këtij të fundit se propozimi i LDK-së kthen në kohën e UNMIK-ut.
Ajo u shpreh se është Vetëvendosja ajo e cila vendin e ka kthyer në kohën e UNMIK-ut, e siç tha Bajrami, edhe para saj.
“Vendin në kohën e UNMIK-ut e para asaj kohe e ka kthyer LVV, sepse në kohën e UNMIK-ut: nuk ka pasur sanksione ndërkombëtare ndaj Kosovës, zyrtarët shtetërorë janë përgjigjë institucioneve të drejtësisë e nuk i kanë mohuar ato, politikanët që kanë shkelur Kushtetutën kanë dhënë dorëheqje, nuk kanë marrë institucionet peng, Kuvendi nuk është mbledhur 12 herë me radhë për të dështuar në zgjedhjen e kryetarit”, shkroi ajo.
Bajrami shkroi se për më tepër, është VV-ja ajo që ka pranuar marrëveshje me Serbinë ku siç tha ajo “i referohet Rezolutës 1244 mbi të cilën funksionon edhe UNMIK-u”.
“Sot, Kosova është në krizë sepse LVV nuk pranon që s’po mund të bëj shumicën, LVV sot e mbani shtetin peng, sepse ata e e kanë intersin e partisë para interesit të shtetit e intersin personal mbi interesin qytetarë”.
“Mos e pranoni propozimin tonë, është e drejtë e juaja, ne nuk imponojmë, ne kemi propozuar zgjidhje, urdhëro e bëjeni shumicën e mos u tallni me shtetin dhe me qytetarët. Propozimi për Qeveri Transitore përmes marrëveshjes nuk është kundër askujt por është në të mirë të të gjithë qytetarëve”, shkroi tutje deputetja.