Live

Bajrami pas takimit me zyrtarin e lartë të DASH: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare

19:00 / 13 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin e lartë amerikan të Byrosë për Evropë dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Bajrmai ka htënë se në takim ja ndarë shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin.

Ajo ka thënë se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendinnë qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet ndërkombëtare.

“Isha e nderuar që në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, në emër të LDK-së të takoj z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Larte i Byrose per Evrope dhe Euroaziatike. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, si në momentet më të vështira të historisë sonë, ashtu edhe tash për forcimin e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik. Në takim ndava shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin”.

“Shpreha qëndrimin e LDK-së se Kosova ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike, jo për tentime të njëanshme nga një parti që nuk ka shumicë. Theksova se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendin në qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare. LDK qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe mbi të gjitha i shërbejnë interesit shtetëror”.

“Ndava propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare, që do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, si dhe shpreha gatishmërinë për të diskutuar edhe modele të tjera gjithëpërfshirëse që sjellin stabilitet. LDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Bajrami.

Shpërndaje në

U Kopjua