Live

Bajrami për partitë: Në qoftë se janë kundër propozimit tonë, atëherë të lëvizin vet

10:51 / 13 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shefja e GP të LDK’së, Hykmete Bajrami ka deklaruar para mediave pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, përcjell Periskopi.

Ajo ka thënë se partia e tyre e ka ofruar zgjidhjen për të tejkaluar krizën politikën në të cilën po ndodhet vendi.

Bajrami tutje ka thënë se nëse partitë politike janë kundër propozimit për Qeveri trazicioni, atëherë duhet të gjejnë zgjidhje vet.

Deputetja po ashtu tha se Vetëvendosje po të ishte e interesuar për të zhbllokuar situatën, deri tani do ta bënte, duke e zgjedhur një emër tjetër.

Shpërndaje në

U Kopjua