Live

Bajrami: Rritja e çmimit të rrymës rrezikon 148 mijë vende pune

07:48 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se vendimi për rritje të çmimit të energjisë elektrike mund të rrezikojë vendet e punës për mbi 148 mijë qytetarë të vendit tonë.

Në një lidhje direkte në emisionin Rubikon mbrëmë në Klan Kosova, Bajrami theksoi se rreth 1300 bizneset e mëdha në vend përbëjnë rreth 50% të vendeve të punës në Kosovë, ku sipas saj janë rreth 148 mijë të punësuar.

Ajo theksoi se LDK-ja po mbron interesin e qytetarëve, duke tentuar të parandalojë një valë të re inflacioni që mund të vijë si pasojë e rritjes së kostos së energjisë. Sipas saj, rritja e shpenzimeve të bizneseve do të reflektohet në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, rrjedhimisht në çmime më të larta për konsumatorët.

“Duke mbrojtur këto biznese, ne mbrojmë interesin e 148 mijë familjeve”, u shpreh Bajrami

Shpërndaje në

U Kopjua