Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur për humbjet që ka pësuar Kosova nga masat ndëshkuese të BE-së e nga bllokada institucionale.
Ajo për emisionin Expose të Gazeta Blic, ka potencuar se nga disa lista që ka siguruar, në vetëm 3 sektorë Kosova ka humbur 293 milionë euro.
Komisioni për integrime evropiane disa herë vitin e kaluar ka kërkuar të dhëna zyrtare për koston oportune të masave ndëshkuese dhe asnjëherë s’e kemi marrë një listë.
Unë personalisht e kam pasur një listë nga vendet të BE-së të projekteve dhe shuma ka qenë 293 milionë euro, disa projekte në sektorin e ujërave të zeza, në sektorin e ujit pijshëm, në sektorin e menaxhimit të mbeturinave dhe në sektorin e bujqësisë. 293 milionë euro vetëm në këta tre sektorë”
Por, përpos kësaj, ajo thekson se humbjet janë të mëdha edhe në aspektin politik e dëmtim të imazhit.
“Përpos në mjete financiare është dhe dëmtimi politik i imazhit të Kosovës që nuk mund të matet në terma monetarë. Për herë të parë në histori Kosova gjendet nën masa ndëshkuese të bashkësisë evropiane dhe tani po e shihni, masat janë vendosur por po kërkohet njëfarë pajtueshmëri e të gjitha vendeve të BE-së për largimin e masave dhe po duket se s’do të jetë proces fare i lehtë”, ka deklaruar Bajrami.