Live

Bajrami: VV si ka numrat, s’mund të na e diktojë mënyrën e zhbllokimit të institucioneve – kemi lëshuar pe

10:58 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është deklaruar pas dështimit të 12 për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se tashmë është e qartë se kush është bllokuesi.

Duke e lidhur me propozimin që paraqiti dje kjo parti për krijimin e një qeverie të tranzicionit, Bajrami tha se VV nuk i ka numrat dhe si rrjedhojë s’mund t’ua diktojë tjerëve mënyrën e zhbllokimit të institucioneve.

“Besoj që është e qartë se kush është bllokuesi dhe kujt i mungon vullneti politik për të bërë zhbllokimin e institucioneve.  Kur nuk i ke numrat si rasti i VV’së, nuk mund t’u diktosh të tjerëve mënyrën për zhbllokimin e institucioneve”, ka deklaruar Bajrami.

“Nuk jemi të interesuar për një Qeveri me Vetëvendosjen. I kemi ftuar të gjithë, i mirëpresim nëse vijnë dhe ulen. Nuk kemi vendos asnjë kusht sepse gjithçka do të jetë subjekt i diskutimit, përfshirë edhe Kryetarin e Parlamentit”, tha tutje Bajrami.

Me këtë propozim, Bajrami tha se kanë lëshuar pe.

“Ne kemi bërë një hap tutje, kemi lëshu pe dhe kemi thanë po ulemi me të gjitha partitë politike”, tha Bajrami.

Sipas saj, propozimi i LDK’së do të zhbllokonte ngërçin e krijuar nga 15 prilli.

Shpërndaje në

U Kopjua