Live

Balje: Jemi në krizë, situata do të jetë e njëjtë dhe sot

11:02 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja Duda Balje ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, munguan vetëm dy parti nga komunitetet joshumicë.

“Kemi pasur një takim shumë konstruktiv. Ne jemi duke pritur vetëm një gjë, që partia e shqiptarëve të bëjë marrëveshje mes vete”, tha Balje para mediave, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Balje thotë se ende mund të vazhdohet me krizën që ka kapluar Kuvendin e Kosovës.

“Nuk ka vota për me dalë nga kjo krizë, jemi vetëm duke pritur. Situata do të jetë e njëjtë me votim të fshehtë”, tha tutje ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua