Live

Balje: Nuk pres asgjë nga kjo seancë, s’ka marrëveshje

11:08 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar para nisjes së seancës së 44-të për konstituimin e Kuvendit se nuk pret asnjë zhvillim të ri.

“Absolutisht kurgjo nuk pres. Nuk e besoj se kemi me ndryshu, pavarësisht se çdo ditë presioni është i fuqishëm. Nuk besoj se ka ndonjë marrëveshje dhe nuk besoj se kanë folur mes vete ata që duhet me u ulë dhe me vazhdu drejt. Edhe nuk pres kurgjo”, tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua